PRO-BIT Prizren

Ndërmarrja PRO-BIT Prizren merret me punimin dhe zhvillimin e sistemeve informative afariste dhe ofrimin e shërbimeve të konsulencës nga lëmia e informatikës. PRO-BIT është themeluar në vitin 1989 në Slloveni, ndërsa në vitin 2008 filloi me punë përfaqësia e PRO-BIT në Prizren. Veprimtaria jonë themelore që nga fillimi ka qenë punimi dhe zhvillimi i zgjidhjeve informative afariste.
Gjatë 17 vjetëve të kaluara kemi zhvilluar një numër të madh të zgjidhjeve aplikative të funksionalitetit të lartë për lëmitë afariste nga më të ndryshmet. Kemi vendosur të krijojmë programe “sipas masës” së shfrytëzuesit, që do të thotë se jemi të gatshëm që ta shqyrtojmë në detaj çdo sistem afarist të ndërmarrjes dhe të përpilojmë programe që i përgjigjen pikërisht atij sistemi afarist, dhe i cili njëkohësisht do të jetë i thjeshtë për përdorim. Më parë kemi punuar aplikacione më të thjeshta afariste për ndërmarrje të vogla, mirëpo me kalimin e viteve kemi përfituar aq përvoja sa që sot me sukses ofrojmë zgjidhje informative ndërmarrjeve të mëdha, si dhe shfrytëzuesve me më shumë kërkesa .
Oferta jonë përfshijnë zgjidhje komplete programore për:

  • Ndërmarrjet tregtare që merren me shitje me shumicë dhe pakicë
  • Ndërmarrjet prodhuese
  • Ndërmarrjet shërbyese
  • Ndërmarrjet ndërtimore
  • Ndërmarrjet botuese dhe shtypshkronjat
  • Hotelet, motelet, bujtinat, pansionet, kampet
  • Auto shtëpitë dhe auto serviset…

Motoja jonë “Zgjidhjet që rriten bashkë me Ju” na obligojnë në avancim të përhershëm të prodhimeve dhe shërbimeve tona e bashkë me klientët tanë tentojmë të ndërtojmë marrëdhënie afatgjata të partneritetit.
Gjatë vitit të kaluar, programe të dedikimeve të ndryshme janë instaluar në Serbi, me çka edhe në praktikë është dëshmuar cilësia e lartë, siguria, stabiliteti dhe funksionaliteti i programeve. Deviza jonë është “Plotësojmë dëshira” dhe një numër i madh i shfrytëzuesve të kënaqur të programeve tona është dëshmi se kjo nuk është vetëm frazë.

Të dhënat themelore:

Ndërmarrja: Pro-bit Prizren shpk
Adresa: Farkatarëve 17
Telefoni:  
Fax:  
Internet:  
E-mail:  
Drejtor: Granit Hoti
Viti i themelimit: 2008
Numri i të punësuarve: 3
Shifra e veprimtarisë:  
Veprimtaria themelore e ndërmarrjes: punimi dhe zhvillimi i programeve kompjuterike
Numri i regjistrimit të ndërmarrjes: 70500736
Numri i regjistrimit për TVSH  

 

Podjetje: PRO-BIT programska oprema d.o.o.
Naslov: Stari trg 15, 3210 Slov. Konjice
Telefon: 03/ 757-39-00
Fax: 03/ 575-54-75
Internet: www.pro-bit.si
E-mail: info@pro-bit.si
Izvršni direktor: Andrej Kramberger
Leto ustanovitve: 1989
Število zaposlenih: 60
Šifra dejavnosti: 72.200
Osnovna dejavnost podjetja: svetovanje in opremljanje s programsko opremo
Matična številka podjetja: 5413796
Identifikacijska številka za DDV: SI99991306
Pro-bit Prizren shpk
Farkatarëve 17
20000 Prizren
t +377 44 752 222